Nata e Kadrit muslimanët e presin me agjërim dhe lutje

Besimtarët musliman në Has dhe në të gjithë botën kremtojnë sot “Natën e Kadrit”. Në fenë Islame “Nata e Kadrit” është nata në të cilën ka filluar zbritja e librit të shenjtë të muslimanëve, Kuranit. Muslimanët besojnë se në netët teke në 10-ditëshin e fundit...

3499 0

Besimtarët musliman në Has dhe në të gjithë botën kremtojnë sot “Natën e Kadrit”. Në fenë Islame “Nata e Kadrit” është nata në të cilën ka filluar zbritja e librit të shenjtë të muslimanëve, Kuranit. Muslimanët besojnë se në netët teke në 10-ditëshin e fundit të muajit Ramazan është “Nata e Kadrit”, por ajo që i afrohet më së shumti kësaj nate është nata 27 e këtij muaji.Për muslimanët “Nata e Kadrit” është nata më me vlerë e vitit. Në librin e shenjtë të muslimanëve, në Kuran, është një “sure e veçantë” me këtë emër në të cilën shkruhet: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) natën e Kadrit. E kush të njoftoi ty se ç`është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”. Për muslimanët, çdo vepër në këtë natë është më e vlefshme se kryerja e të njëjtës punë për një mijë muaj, në të cilën nuk është nata e Kadrit.Ashtu siç kanë bërë gjithë muajin e Ramazanit, edhe sot muslimanët agjërojnë, ku hapin syfyrin në orën 03:06 të mëngjesit dhe e mbyllin atë në orën 20:25 minuta.

 

Nje lajm tjeter gjindet këtu  Njeriu i furrës që nuk e linte askënd pa bukë

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article