MINAT ‘MINUAN’ KTHIMIN E BANORËVE NË FSHATIN MILAJ TË HASIT

Kanë kaluar 16-të vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa fshati Milaj i Hasit në komunën e Prizrenit, jeton në heshtje të plotë. Ky fshat konsiderohet ende i rrezikshëm nga mjetet shpërthyese që la pas lufta. Vetëm një familje jeton në Milaj edhe kjo...

1653 0

Kanë kaluar 16-të vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa fshati Milaj i Hasit në komunën e Prizrenit, jeton në heshtje të plotë.

Ky fshat konsiderohet ende i rrezikshëm nga mjetet shpërthyese që la pas lufta.

Vetëm një familje jeton në Milaj edhe kjo në pamundësi ekonomike për të ikur. Frika e humbjes së anëtarëve të familjes ka bërë që në këtë fshat pas lufte të mos kthehet asnjë banorë.

Gani Osmanollaj banor i Hasit thotë se ky rajon ende është i rrezikuar nga minat.

“Hasi nuk është pastruar nga minat edhe pse kanë kaluar 16-të vjet nga pas lufta”, thotë Osmanollaj

Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, ndërkaq në një prononcim për RTK ka thënë se për shkak të numrit të madh të mjeteve shpërthyese që u derdhën mbi territorin tonë, Kosova nuk mund të quhet e sigurt edhe për një dekadë tjetër.

Struktura e Kompanisë së Deminimit në Prizren, përbëhet nga 126 oficerë të trajnuar, si togu i deminimit për pastrimin e fushbetejave, Togu i EOD-it që është në dispozicion të qytetarëve çdo ditë 24 orë dhe togu i ndihmës së shpejtë .

“Që nga viti 1999-të nga minat u plagosën 458 banorë, sidomos ato të zonave kufitare, ndërsa humbën jetën 116-të të tjerë, shifër kjo që e bën të domosdoshme sensibilizimin e opinionit për kujdes të shtuar”, thotë Krasniqi./RTK

 

Një artikull tjetër gjindet këtu HASI I THATE MENDJE ARTE. KENDON HASHIM SHALA (Video)

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article