Mbi 100 profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” do t’iu ndërrohet statusi i marrëdhënies së punës.
Rektorati i UP-së, pas identifikimit të profesorëve universitarë dhe asistentëve që kanë marrëdhënie pune me pagë primare jashtë UP-së, ka hartuar një listë me emra të stafit, e cila ka arritur mbi 100 veta.

Shumica prej këtyre profesorëve mbajnë pozita të larta institucionale të rëndësishme publike. Ky numër i profesorëve ka marrë nga UP-ja rreth gjysmë milioni euro paga në vit.