Sulmuesi veteran, Didier Drogba, ka paralajmëruar se ky sezon mund të jetë i fundit në karrierën e tij si futbollist.
Legjenda e Chelseat u rikthye te klub pasi nënshkroi kontratë njëvjeçare duke braktisur Galatasarayn.
“Ky vit është më i rëndësishmi për mua që të shijojë futbollin dhe të jem me shokët e skuadrës e të fitoj trofe”, ka thënë Drogba për Chelsea TV, transmeton koha.net.
“Ky është viti i fundit prandaj të vazhdojmë me fitimin e trofeve”.
“Lidhja mes meje dhe fansave ka vazhduar për mrekulli. Kjo është mënyra më e mirë për të më treguar dashurinë e tyre. Unë i dua ata sepse çdo gjë e kemi arritur së bashku, gjithë historinë”, ka shtuar futbollisti nga Bregu i Fildishtë.
Njëri nga lojtarët më të mirë në histori të Bluve, ka realizuar 160 gola për klubin, por vetëm Frank Lampard, Bobby Tabling dhe Kerry Dixon, kanë më shumë gola se ai.