Kurti: PDK-ja dëshiron Republikë qeveritare

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën tubim me qytetarët e Mitrovicës me temën “Zgjidhja sipas qytetarëve”, ku temë ishte situata politike e krijuar në vend. Në këtë tubim folën kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, ndërsa e gatshme...

1281 0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën tubim me qytetarët e Mitrovicës me temën “Zgjidhja sipas qytetarëve”, ku temë ishte situata politike e krijuar në vend.

Në këtë tubim folën kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe kryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, ndërsa e gatshme për t’u përgjigjur në pyetjet e qytetarëve ishte edhe nënkryetarja e kësaj Lëvizje, Aida Dërguti.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shpjeguar në detaje se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë bashkë me pasojat politike.

“Ndodhemi në një situatë kur ne jemi deputetë të Kuvendit, kurse PDK-ja me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, e ka lënë pa Kuvend Republikën e Kosovës, sepse ajo nuk e do Republikën tonë si Republikë Parlamentare, por vetëm si një Republikë qeveritare, në të cilën ka shumë qeveri e pak republikë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ai potencoi se Kosova ka dy probleme themelore, Mitrovicën dhe papunësinë, dhe nëse gjendet çelësi për këto dy probleme atëherë shteti i Kosovës dhe populli i saj pa dyshim do të përparojnë shumë. /Kosovapress/

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article