Lideri i famshëm i Koresë se Veriut, Kim Jong Un është gati të gjejë selektorin e ri të Kombëtares në futboll. Komunisti i famshëm është në përfundim të bisedimeve me ish trajnerin e Tiranës, Blaz Sliskovic.
Trajneri që drejtoi KF Tiranën në edicionin 2008-2009 ka pranuar detyrën e re dhe se ndihet mirë që do të ketë nën urdhëra liderin e njohur botëror.
Ai madje ka ironizuar Amerikën duke qenë i lumtur që do të shkoi në Korenë e Veriut.
“Mendoj se mendimi negativ për Korenë e Veriut është qëndrim i propagandës amerikane. Koreja e Veriut është një shtet i fuqishëm që drejtohet nga një lider i fuqishëm. Do të jetë privilegj që të drejtoj këtë shtet” ka thënë Sliskovic.