Kanye West: Mbeta pa miq kur njoha Kim Kardashian

“Kur fillova të dilja me Kim Kardashian, disa prej miqve më thanë lamtumirë…”. Ky ka qenë rrëfimi i rreperit amerikan Kanye West në një intervistë për Style.com. “Sa më shumë që dilja dhe njihja Kim, aq më shumë i humbisja miqtë”, ka thënë ai. Kanye...

1250 0

“Kur fillova të dilja me Kim Kardashian, disa prej miqve më thanë lamtumirë…”.

Ky ka qenë rrëfimi i rreperit amerikan Kanye West në një intervistë për Style.com.

“Sa më shumë që dilja dhe njihja Kim, aq më shumë i humbisja miqtë”, ka thënë ai.

Kanye ka sqaruar se një nga arsyet e këtij largimi mund të ketë qenë fakti se ata nuk e preferonin mënyrën se si Kim është bërë e famshme.

“Miqtë e mi, por edhe disa miqt tanë të përbashkët, na kthyen shpinën shumë shpejt pas lidhjes sonë. Disa prej tyre pa asnjë shpjegim”, ka rrëfyer rreperi.

Duke treguar për jetën e tij, mes modës, muzikës dhe familjes, Kanye ka thënë se pavarësisht angazhimeve, sytë e tij janë gjithmonë tek Kim dhe North.

“Unë nuk kam kohë as të shihem në pasqyrë”.

“Shoh vetëm bashkëshorten dhe vajzën. Synimi im është të mbroj vetëm ato e të kem sytë vetëm tek ato. Ky jam unë dhe më pëlqen stilim im i jetesës”, ka përfunduar rrëfimin e tij, Kanye West.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article