Ja cilët janë zëvendësministrat e PDK-së dhe LDK-së

Pas emërimit të ministrave të ri në Qeverinë Mustafa, i ka ardhur radha edhe emërimit të zëvendësministrave. Nga burime brenda dy partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, Indeksonline mëson edhe emrat të cilët po lakohen për zëvendësministra. Kështu nga radhët e PDK-së në Ministrinë...

987 0

Pas emërimit të ministrave të ri në Qeverinë Mustafa, i ka ardhur radha edhe emërimit të zëvendësministrave. Nga burime brenda dy partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, Indeksonline mëson edhe emrat të cilët po lakohen për zëvendësministra. Kështu nga radhët e PDK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zëvendësministër pritet të riemërohet Petrit Selimi, kurse nga LDK-ja, Valon Murtezaj.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa nga PDK-ja dhe Lirije Kajtazi nga LDK-ja. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala nga PDK-ja dhe Sali Morina nga LDK-ja. Në atë të Punëve të Brendshme, nga PDK-ja pritet të emërohet këshilltarja e deritashme e Thacit, Dhurata Hoxha, kurse në LDK ende nuk janë të përcaktuar.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është duke u lakuar përsëri emri i Gani Kocit nga PDK-ja, por ka mundësi që këtë radhë në këtë dikaster qeveritar, nëse jo në atë të bujqësisë, zëvendësministre emërohet Laura Perjuci-Zherka nga PDK-ja dhe Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, kurse Koci të emërohet në Ministrinë e Financave, nëse aty nuk emërohet Anila Statovci, ndërsa nga LDK-ja në financa pritet të emërohet Ali Sadriu.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lirak Celaj nga PDK-ja dhe Vlora Dumoshi nga LDK-ja, kurse në atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Bajraktari nga PDK-ja dhe Shani Mullabazi nga LDK-ja. Ndërkaq, Bekim Collakut në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, nga PDK-ja pritet t’i bashkohet si zëvendësministër Ramadan Ilazi, kurse nga LDK-ja, Xhafer Tahiri.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si zëvendësministër pritet të jetë Avni Kastrati nga PDK-ja dhe Ymer Havolli nga LDK-ja. Në shëndetësi, Flora Brovina nga PDK-ja dhe Besa Gaxherri ose Haxhi Avdyli nga LDK-ja, kurse Basri Musmurati nga PDK-ja dhe Fadil Gashi nga LDK-ja në Administrimin e Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, Berat Luzha nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja në atë të Administratës Publike. Naim Fetahu nga PDK-ja, pritet të emërohet zëvendësministër në Infrastrukturë, bashkë me Luan Golën e LDK-së. Ndërsa Adyl Ymeri nga PDK-ja në Ministrinë e Drejtësisë, bashkë me Arsim Janovën e LDK-së. Katër ministritë e tjera, Diasporën, FSK-në, MPMS-në dhe atë për Komunitete dhe Kthim, PDK-ja do t’ua lë partnerëve të saj të vegjël, kurse LDK-ja si zëvendësministra pritet t’i pozicionoj në këto ministri më shumë zyrtarët e saj që vijnë nga rajoni i Dukagjinit.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article