Shumicës së femrave nuk u pëlqen t’i ndajnë sekret e tyre të bukurisë me të tjerat. Por këto teknika për të përdorur rimelin janë kaq funksionale, saqë të vjen keq t’i mbash për vete.
Mos përdorni gjithmonë furçën që ka vetë rimeli
Sidomos kur sapo e keni blerë, furça që ka vetë rimeli lëshon më shumë xhel sesa duhet për qerpikët tuaj, duke i ngjitur dhe duke mos u dhënë gjatësi. Sekreti është: Të përdorni masën e duhur të rimelit, dhe për këtë është mirë të përdorni një furçë tjetër, të cilën e ngjyeni me rimel vetëm në majat e fijeve, si furça në foto.
Konturojini sytë vetëm me rimel
Duke e ngjeshur furçën e rimelit tek rrënjët e qerpikëve, krijoni iluzionin se keni qerpikë të dendur. Përveç kësaj, duke i lyer rrëzë rrënjës ndihmon që përdredhja e qerpikut të zgjasë më shumë. Dhe së fundmi, nëse krijoni një bazë të errët në rrënjët e qerpikëve, nuk keni nevojë të përdorni laps apo penel.
Përziejini rimelet që keni
Një ‘kokteil’ i mirë rimelesh duhet të përfshijë: në fillim një rimel që ndan qerpikët tuaj, që quhet definizues, më pas një rimel për volum, i cili trash qerpikët dhe në fund, një rimel për zgjatjen e qerpikëve vetëm në majat.
Lyeni me rimel edhe pjesën e sipërme të qerpikëve
Mund të mendoni se duke i lyer qerpikët me rimel edhe në pjesën e sipërme, mund të krijojë peshë duke i kthyer ata për poshtë, por nuk është kështu. Kjo është një teknikë që i zgjat qerpikët dhe i forcon. Çelësi është që kur t’i lyeni nga sipër, ta rrotulloni furçën duke i tërhequr qerpikët, si në foto.
Krijoni formën e ‘merimangës’
Nuk bëhet fjalë për ato qerpikët e lyer keq, që ngjiten tufa-tufa me njëri-tjetrin. Por mund të krijoni një efekt të tillë duke i lyer qerpikët si në pikat e mësipërme, dhe pastaj të bashkoni disa tufa me anë të një piskatoreje.
Lyejini në formë diagonale
Ne zakonisht priremi për t’i ngritur qerpikët lart, edhe ato të cepit të syrit, çka i jep atij një formë më të rrumbullakët. Por sa më i gjerë të jetë një sy, aq më i bukur është ai, të paktën sipas ekspertëve, shkruan Anabel. Kështu që pasi i lyeni, jepuni edhe një furçë të fundit me drejtim diagonal.