Gjakmarrja, mësim online për 15 fëmijë të ngujuar

Tashmë do të ketë shpresë për arsimim, edhe për fëmijët që janë ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. 15 fëmijë të ngujuar, do të kenë mundësinë që të arsimohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Mësimi për 15 nxënësit e parë do...

1568 0

Tashmë do të ketë shpresë për arsimim, edhe për fëmijët që janë ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri. 15 fëmijë të ngujuar, do të kenë mundësinë që të arsimohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Mësimi për 15 nxënësit e parë do të bëhet online përmes programit “School & me”, që do të ofrohet falas nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu ministria ka marrë masa, që në dispozicion të fëmijëve të vihen edhe mësues të cilët do të ndjekin procesin e tyre mësimor.

Projekti “School & Me’’synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh. Fëmijët do të jenë të pajisur edhe me kompjuterë, që dhuruan gjatë këtij aktivitet nga një universitet privat në tiranë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article