Fshehtësitë e bukurisë së yjeve

Është çmenduri të mendoni se damat e njohura ia kanë borxh bukurinë e tyre kirurgjisë dhe botoksit. Shumë nga ato bëjnë truqe të lira dhe të thjeshta të bukurisë, mirëpo rrallëherë flasin për to. Stilistja Lindsay Mills zbulon se çfarë shfrytëzojnë yjet për të shkëlqyer...

1940 1

Është çmenduri të mendoni se damat e njohura ia kanë borxh bukurinë e tyre kirurgjisë dhe botoksit. Shumë nga ato bëjnë truqe të lira dhe të thjeshta të bukurisë, mirëpo rrallëherë flasin për to.

Stilistja Lindsay Mills zbulon se çfarë shfrytëzojnë yjet për të shkëlqyer në tepihun e kuq, transmeton Telegrafi.

Shkumës i bardhë
Është një truk mjaftë i popullarizuar te supermodelet. Shkumësi i bardhë e hap syrin, ndërsa vendoset vetëm në anën e brendshme të kapakut të poshtëm.

Jastëku i satenit
Linjat e vogla të cilat paraqiten pas gjumit në jastëkun e pambukut me kalimin e kohës bëhen rrudha të thella, prandaj është më mirë që të flini në saten. Ky material u shërben edhe flokëve.

Lëngu nga boronica e kuqe
Flokëkuqet e famshme i lajnë flokët e tyre me këtë lëng në mënyrë që ato të kenë shkëlqim të bukur. Ndërsa është, po ashtu, i mirë edhe për organet e brendshme.

Për fytyrë të freskët
Edhe një truk tjetër i supermodeleve për hidratimin e fytyrës, është qumështi me yndyrë i përzier me ujë, në një shishe me spërkatës. Kjo përzierje vendoset në fytyrë disa herë në ditë dhe freskon lëkurën dhe e bën atë të ndritshme.

Lëngu i limonit
Toner natyror, lëngu i limonit pastron fytyrën dhe e freskon atë duke i ngushtuar poret dhe duke e mbajtur tenin e pastër. Acidi limonik është po ashtu piling natyror, por edhe redukton djegien nga dielli. Limoni duhet të shtrydhet në vatë dhe me atë të pastrohet fytyra para gjumit.

Ekstrakt nga peperminti
Peperminti ka aftësi të zgjerimit të enëve të gjakut, sidomos atyre periferike, ashtu që është më i mirë se injeksionet e kolagjenit. Vendosni pakëz në buzë dhe kënaquni me buzët e fryra natyrore.

Vaji i ullirit
Largon madje edhe maskarën ujë-rezistuese, ndërsa është i pasur me vitamina A dhe E, që janë antioksidues natyrorë. Po ashtu, është i mirë për largimin e nënsyve (që sipas një testimi, i largon pas tri ditësh), të cilët zakonisht janë pasojë e lëkurës së thatë.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article