Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në këto anë Sheh Salihu, që diti dhe bëri aq shumë si atdhetar dhe vizionar për të ndritur jetën e këtyre banorëve. Ai njihej për kaligrafinë e tij të mrekullueshme dhe...

4440 0

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në këto anë Sheh Salihu, që diti dhe bëri aq shumë si atdhetar dhe vizionar për të ndritur jetën e këtyre banorëve.

Ai njihej për kaligrafinë e tij të mrekullueshme dhe për krijimet me plot atdhedashuri që këndoheshin në formë ilahije.
Mirëpo, viti 1997 -99 në këtë fshat u bë vit i madh dhe log i atdhedashurisë, sepse ky fshat lejoi jo më pak se 18 muaj të ishte vija dhe fronti i luftës së UÇK-së, tregon arsimtari Latif Muçaj, që në atë kohë ishte edhe kryetar i këtij fshati e pas luftës kryetari i shtabit emergjent.
Serbët e dogjën fshatin në masën 99 për qind. Kurse fshati dha 54 dëshmorë e martirë, nuk u kursyen as burrat pleq e as edhe fëmijët dyvjeçarë. Në këtë fshat është e njohur tradita e bukëpjekësit.
Bekim Nerjovaj, kryetar i këtij fshati, që njëherësh është edhe drejtori i shkollës, shpjegon se shkolla e këtij fshati ka 480 nxënës, dhe është fat i keq që ky numër i nxënësve është në rënie.
Ai thotë se banorët, të cilët pas lufte edhe pse të djegur e të dëmtuar u ripërtërinë dhe ringritën.
“Si feniks këtu u ringjall jeta. Këtu ishte një mjerim i madh, kishte shtëpi të djegura dhe të humbur të shumtë. Kemi 54 dëshmorë e martirë. Shumica e familjeve të Lugishtës u rikthyen dhe arritën të ndërtojnë fshati, dhe siç po e shihni fshati ka ndërtuar shtëpi të reja, ka ndërtuar jetë të mirë e të pasur”, u shpreh ai.
Nerjovaj përqendrohet në faktin se zeja e bukëpjekësit këtyre banorëve u ka sjellë edhe kushte më të mira për të jetuar.
“Gjendja ekonomike në përjashtim të ndonjë rasti është shumë e mirë”.
Ai ankohet edhe në disa kushte, që pret që Komuna e Prizrenit të ndihmojë këta banorë. Ai tha se falë komunës ka pasur shumë investime këtu si në: shkollë pastaj Qendra sportive dhe shumë ndihma të tjera. Nerjovaj thotë se banorët këtu kanë ende dy probleme që duan zgjidhje.
“Këtu vazhdon të mungojë uji i pijshëm që nuk është i mjaftueshëm, por mungon edhe kanalizimi”, tregon ai.

Fshati i bukëpjekësve, Lugishta e Hasit, Has, Prizren, Hasjant, Hasi, Lugishta
Fshati i bukëpjekësve, Lugishta e Hasit, Has, Prizren, 

Një lajm tjetër gjindet këtu Furra “Kameri”….

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article