Facebook prezantoi panelin e ri të njoftimeve i cili mund të shërbejë edhe si aplikacion kalendarik

Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e ridizenjuar e njoftimeve po vjen përmes aplikacionit Android dhe iOS të Facebook. Rrjeti social në një postim në blog tha se përdoruesit kishin kërkuar një...

1609 1

Ditën e parë të javës që kemi hyrë, rrjeti social Facebook solli lajme të reja për përdoruesit. Një qënder e ridizenjuar e njoftimeve po vjen përmes aplikacionit Android dhe iOS të Facebook.

Rrjeti social në një postim në blog tha se përdoruesit kishin kërkuar një seksion të veçantë ku mund të ruanin dhe shikoni kurdo informacione të rëndësishme në një vend të vetëm.

Në ditët në vijim Facebook do të përditësojë aplikacionin në Android dhe iOS dhe në panelin përkatës të njoftimeve krahas lajmërimeve të zakonshme të rrjetit social do të vini re informacione të tjera shtesë të tilla si:

Informacione rreth miqve si datëlindjet dhe evenimentet e tyre të rëndësishme

Rezultate sportive, përkujtues për shfaqet televizive

Evenimente që jeni bërë pjesë e tyre dhe pritet të organizohen në ditët në vijim

Facebook po ofron dhe më shumë liri për përdoruesit të cilët kanë mundësi edhe të përshtatin informacion sipas preferencave. Paneli i ri i njoftimeve funksionon përmes një filozofie të re kategorish të cilat Facebook po i quan “Cards”. Në fund të panelit gjendet një opsion kur mund të përzgjidhni dhe të shtoni kategori të ndryshme sipas pëlqimeve vetjake. Madje mund të përshtasni edhe ato ekzistueset. Deri në 15 kategoria mund të bëhen pjesë e panelit të njoftimeve.

fb-notifications-1

Informacione shtesë gjithashtu janë të disponueshme. Këto lloj informacionesh janë të bazuara në vendodhjen tuaj prandaj është e rëndësishme aktivizimi i pozicionimit global në celular. Disa lloje informacionesh të tilla mund të përmendim:

Lajmërime rreth organizimeve në komunitetit lokal me përkujtues nëse jeni bër pjesë e tyre si dhe lajme të rëndësishme lokale

Parashikime të Motit dhe njoftime për ndonjë përkeqësim të kushteve atmosferike

Filmat që shfaqen në teatrin afër jush me përkujtuesin përkatës

Një listë informacionesh rreth restoranteve të ndryshme me lidhje që të drejtojnë tek faqet zyrtare në Facebook dhe vlerësimet e viztorëve potencialë.

Këto ndryshme që kemi përmendur më lart janë lajmëruar që në muajin Prill nga Facebook. Gjithashtu ekzistojnë spekulime për një asistent dixhital të rrjetit social quajtur “M”. Të tilla njoftime që po vinë në rrjetin social i kemi parë në asistentët dixhitalë si Cortana apo Google Now

Nje lajm tjeter gjindet ketu Twitter zbulon…

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article

1 comment

  1. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e makinave elektrike

    […] Nje lajm tjeter gjindet ketu Facebook zyrtarizon edhe nje.. […]

Comments are closed.