Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, në një intervistë për mediat italiane, ka deklaruar se skuadra e tij, ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare në drejtim të Atletico Madridit, për italianin Alessio Cerci.
Gallini në vazhdim të intervistës, shtoi se një ofertë në drejtim të Atleticos Madridit, për Cercin, pritet të ndodh.
“Në këtë kohë nuk ka asgjë, por kjo nuk do të thotë se diçka nuk mund të ndodh në ditët në vazhdim”, deklaroi Galliani, kur u pyet për transferimin e Cercit.
Cerci gjatë verës i është bashkuar Atletico Madridit nga Torino, por edhe pas katër muajve, italiani nuk po mund të adaptohet në lojën e Diego Simeones.