Dëshironi t’i pëlqeni? Femrat joshen nga meshkujt që adhurojnë qentë

Pamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femrat, përparësi kanë meshkujt që kanë karakter shtëpiakë. Çdo e pesta femër thotë që bandilli më joshës u është ai që ka në shtëpi qen, ka konstatuar një studim i kompanisë britanike notonthehinghstreet.com, i...

1205 0

Pamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femrat, përparësi kanë meshkujt që kanë karakter shtëpiakë.

Çdo e pesta femër thotë që bandilli më joshës u është ai që ka në shtëpi qen, ka konstatuar një studim i kompanisë britanike notonthehinghstreet.com, i realizuar me 2.000 njerëz, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër 20 femra e do mashkullin në rroba të dizajnuara, ndërkaq 6 për qind e tyre kërkojnë bandillin me veturë të shtrenjtë. Për dallim nga femrat, meshkujve u pëlqejnë partneret krahas të cilave mund të ndihen rehat, ndërkaq çdo i katërti nuk mund t’u përballojë komplimenteve.

Meshkujt akoma kanë më shumë besim në metodat e vjetra të flirtit. Dëshirojnë që me partneren e tyre potenciale të krijojnë kontakt me sy dhe të shikojnë se a u pëlqejnë.

Është shumë bukur të shihen që teknikat e tilla në kohët e teknologjisë moderne të mos shuhen – theksojnë studiuesit e kompanisë.

Top teknikat e flirtit:
1. Vënia e kontaktit me sy
2. Dhënia e komplimenteve
3. Ngacmimet
4. Shikimi me sy dikë dhe pastaj turpshëm ulja e shikimit
5. Kërkimi i ndihmës nga partneri potencial
6. Lavdërimi i pamjes dhe i rrobave…
7. Pagesa e pijeve partnerit potencial
8. Fillimi i bisedës spontane
9. Dërgimi i porosive me SMS
10. Prekja subtile

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article