Bleona Qereti, ndër 6 femrat që shokoi botën e modës në 2014

Mediat britanike kanë publikuar përzgjedhjen e vitit të femrave që kanë arritur të shokojnë publikun në botën e modës dhe shoubizit për vitin 2014. Dhe në këtë listë ku renditen disa nga emrat më të njohur është edhe Bleona Qereti, vajza shqiptare e cila prej...

950 0

Mediat britanike kanë publikuar përzgjedhjen e vitit të femrave që kanë arritur të shokojnë publikun në botën e modës dhe shoubizit për vitin 2014.

Dhe në këtë listë ku renditen disa nga emrat më të njohur është edhe Bleona Qereti, vajza shqiptare e cila prej afro një dekade gjendet në SHBA dhe sipas një raporti të publikuar dje, fiton rreth 15 milionë dollarë në vit.

e ka përshkruar këtë përzgjedhje duke thënë se femrat e shoubizit kanë ditur se si të shokojnë gjatë 2014-ës në tapetin e kuq.

Në renditjen e DailyStar janë Bai Ling, 48-vjeçarja e cila ka zgjedhur të shëtisë në Beverley Hills me një xhaketë, topless.

Në vend të dytë është Rihanna, me veshjen e saj transparente prej gurësh Swarovski, në daljen e Fashion Designers of America.

Në vend të tretë renditet shqiptarja Bleona Qereti e cila shokoi me fustanin – rrjetë në American Music Awards.

Në vend të katër është Nicki Minaj dhe “kostumi” i saj për Halloween.

Në vend të pestë renditet Miley Cyrus dhe dalja e saj topless në Neë York Fashion Week.

Dhe në vendin e gjashtë, DailyStar rendit Kim Kardashian në kopertinën e revistët “Paper”.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article