Rafael Benitez është në Liverpool. Ky është lajmi që mund të ketë gëzuar tifozët e Liverpoolit të cilët ende e kanë në zemër trajnerin e madh spanjoll. Por Rafa ka arritur në Liverpool vetëm për të festuar Kritshlindjen me familjen e tij. Rafa shfaqet në një foto me qenin e tij duke dhënë mesazhin urues e falënderues për tifozët e Napolit.
“Jam në Liverpool, në qytetin e madh të cilin aq shumë e dua. Kam ardhur për të kaluar pushimet me familjen time dhe nga këtu dua të uroj të gjithë napolitanët për festa. Uroj që të jemi të bashkuar gjithmonë në momente lumturie dhe dëshpërimi. Jur uroj festa të këndshme, shëndet, e harmoni me familje. Po e festojmë këtë festë të gjithë të lumtur sepse pak ditë më parë kemi një kupë më shumë në sirtarët e skuadrës. Super Kupa Italiane nuk është për mua, është për ju tifozë të Napolit. Edhepse nga larg, unë dua të ndaj me ju këtë festë, të ju them urime Krishtëlindja, urime Superkupa. Forza Napoli, gjithmonë jemi me ty” është mesazhi i Benitez.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…