Asistent-trajneri i Schalkes, Sven Hubscher, është goditur me një “predhë” nga tifozët, gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Kolnit në Veltins-Arena.
Incidenti ndodhi në fund të ndeshjes, të cilën ekipi nga Gelsenkirchen e humbi me rezultat 1-2 në shtëpi.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Horst Heldt, ka thënë se autoritetet janë duke hetuar për të gjetur përgjegjësin për këtë rast.
“Shpresojmë që ta identifikojmë autorin. Kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Heldt.