Aniston: Po jetoj vitet më të mirat në jetë

Jennifer Aniston sapo ka mbushur 45 vjet dhe është shprehur se këto janë vitet më të mira të jetës së saj. Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, aktorja ka pohuar se deri më tani, vitet e dyzeta kanë qenë më të mirat në jetë...

1127 0

Jennifer Aniston sapo ka mbushur 45 vjet dhe është shprehur se këto janë vitet më të mira të jetës së saj.

Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, aktorja ka pohuar se deri më tani, vitet e dyzeta kanë qenë më të mirat në jetë pasi ka pasur më shumë kohë që të argëtohet.

“Pas dyzetave jam argëtuar shumë. Kurrë nuk jam argëtuar kështu”, ka pranuar Aniston, transmeton Koha.net.

“Si nga ana e punës, si nga ana fizike dhe psikologjike. Tani nuk frikësohem për asgjë”, ka shtuar ajo.

Aktorja ka theksuar se dekadat e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme, por i kanë ndihmuar që të formohet si grua.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article