Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka deklaruar se procesi reformues brenda kësaj partie pritet të përmbyllet në pranverën e vitit të ardhshëm, kur pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i AAK-së.
Ai për ‘Epokën e re’, ka deklaruar se reformat e nisura tani në AAK kanë për synim forcimin e partisë, ndërsa u ka bërë thirrje kuadrove të reja, intelektuale, e akademike, t’i bashkohen AAK-së.
Ndërkaq, duke folur për koalicionin qeverisës PDK-LDK, Isufi ka thënë se ky koalicion nuk do të ketë jetëgjatësi, pasi sipas tij, është bërë për interesa të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.