Videokënga e re e Adelina Ismajlit ka rënë në sy të një mediumi tjetër të shkruar, dhe këtë herë të amerikanes “Daily Cheifers”.
Adelina publikoi videon e saj më të re “Karma” përpara dy ditësh në bashkëpunim me reperin shqiptar të suksesshëm dhe jashtë vendit, G4SHI, i cili ka rënë në sy të shumë mediave, transmeton Telegrafi.
“Daily Cheifers” shkruan se nuk e njeh fare këngëtaren apo punën e saj, por zëri i saj është tepër unik dhe për t’u komplimentuar për guximin e bashkëpunimit me G4SHI.
Ky medium vë në dukje edhe stilin e këngëtares si dhe uron që pas këtij bashkëpunimi të parë midis dyshes të tjera më të suksesshme të vijnë.