Vallet e kësaj krahine marrin përparësi, sepse, duke pasur një shtrat të njësuar, bëjnë jetë artistike folklorike brenda dhe jashtë kufinjëve të sotëm shtetërorë. Kërcimet njëshe (si për burrat, ashtu dhe për gratë) përbëjnë dukurinë më tipike e më të kristalizuar. Ka rëndësi të theksohet se struktura e tyre, ashtu si e tërë vallzimeve të këtij sistemi, kudo ku praktikohen, është elastike dhe lejon në një masë të konsiderueshme improvizimin dhe spontanitetin dhe një thurrje të motiveve dhe figurave koreografike. Megjithatë, ato kanë një bazë karakteristike hasjane, që e dallon në njëfarë mase nga vallet e krahinave fqinje.
Në Has, vallet e grave, në krahasim me ato të burrave1, janë më të shumta në numër dhe më të begata në aspektin krijues dhe interpretues, sepse dallohen sidomos për shprehësinë dhe lëvizjet e hirshme. Si të tilla, ato gjejnë praktikim më të dendur. Zakonisht vendasit përdorin për to emërtimin “kcim” ose “kcim grash”.
Kërcimet e grave të Hasit, ashtu si përgjithësisht ato të krahinave të Shqipërisë së Veriut (duke përfshirë “Kosovën”, “Maqedoninë”, dhe Malësinë), në të cilat praktikohet i njëjti sistem vallëzimi, shquajnë për tri tipare karakteristike.
Së pari formën më të hershme dhe më origjinale të kërcimeve e përbën ekzekutimi nga një grua e vetme, në mënyrë vetjake.2
Së dyti, kur gratë kërcejnë në dasma, është rregull që të ngrihen të parat “bijat” e shtëpisë (nuset që kanë dalë nga ajo shtëpi ku zhvillohet dasma) të cilat, në krahasim me të tjerat, kërcejnë e këndojnë më fort.
Së treti, fillimi dhe ekzekutimi i kërcimit nga një valltare, reagimi ti të pranishmëve përrreth dhe lidhja e valltares me mjedisin e dasmës, të gjitha këto të shoqëruara me këngë e të kryera simbas një rendi të caktuar,3 kanë ndikuar në kristalizimin e formës artisktike të këtij vallëzimi, i cili ka marrë përmasat e plota të një spektakli popullor.
Kjo mënyrë kërcimi nis zakonisht në Has me këngën e parë “Shka ka defi, mori, çi po krat? (kërcet)”. Pastaj pason vargu i dytë: “Ani, po k’saj Razës (emrin i asaj që do kërcejë), mori po i vikat (thërret)”, që këndohet nga të pranishmet përreth. Kërcimet e grave hasiane praktikohen edhe nga dy veta, dy gra4 ose dy vajza5, dhe më rrallë nga tri veta. Në rastin e fundit, kur ato luhen njëherësh nga një vajzë, një nuse dhe një plakë, diferencohen më së miri tri plane kërcimesh, që i japin vallëzimit një pamje të larmishme6. Në vallet e grave (pa përjashtuar edhe ato të burrave), spikasin edhe të tilla që, për shkak të përmbajtjes së tyre, kanë marrë një fizionomi pak a shumë më të qenësishme koreografike, aq sa në disa raste dalin me emërtime të veçanta. Si të tilla përmendim vallet e kënduara: “Nama ni pikë uj-e”, “Qitma kamën përmi kamë”, “Moj e mira bardh’ si pllumi”, “I mjeri unë’ xingth’ i vetëm”, “Plaku i dasmës”, “Moj Hatixhe n’shami t’kuçe”, “Kcimi i shotës” (dy vallet e fundit luhen kryesisht në Hasin e Shqipërisë Veriore).
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…
View Comments
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
I don't think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
I don't think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.info/register?ref=P9L9FQKY
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. account binance aperto
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://accounts.binance.com/es-MX/register-person?ref=GJY4VW8W