Categories: Teknologji

Ushqimet më të kërkuara të vitit në Google

Google ka shpalosur listën vjetore me fjalët më të kërkuara në botë dhe përpos Robin Williamsit dhe ebolas që ishin në krye të saj, miliona njerëz në gjigantin teknologjik kanë kërkuar ushqime të ndryshme.

Rrjeti më i madh i kërkimeve ka bërë të ditur disa nga fjalët më të kërkuara sa i përket ushqimeve dhe pijeve, por edhe se çfarë ka ndryshuar në shijet e njerëzve.

Pica ishte fjala më e kërkuar nga ushqimet për vitin 2014, me më shumë kërkime se Kupa e Botës, ndërsa njerëzit më shumë kanë kërkuar ushqimet kineze në krahasim me ato franceze dhe indiane.

Karakteristikë është se në Japoni ushqimi francez ka qenë më i kërkuar sesa nga vetë francezët dhe se ushqimi djegës indian është kërkuar më shumë nga britanikët sesa nga indianët.

Sa i përket gatitjes së ushqimit, Google thotë që njerëzit janë bërë më “përtacë” sepse kanë kërkuar më shumë fjalën Restorant sesa Recetë.

Budweiser, Corona dhe Keystone janë në krye të listës sa i përket birrave më të kërkuara sivjet.

Tek koktejet, ato me fruta janë dominuese. Margarita, Sangria, Mojito dhe Mimosa kanë qenë koktejet më të kërkuara gjatë vitit 2014.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago