Twitter zbuloi Brand Hub, një tjetër armë e fuqishme për brendet dhe reklamuesit

Me lidershipin e ri, një epokë e re duket se ka filluar me rrjetin social Twitter. Pas promovimit në pozitën e shefit ekzekutiv të Jack Dorsey ndjekur nga konferenca e zhvilluesve dhe largimet nga puna, rrjeti social po tregon vetëm majen e asjbergut të asaj...

1581 1

Me lidershipin e ri, një epokë e re duket se ka filluar me rrjetin social Twitter. Pas promovimit në pozitën e shefit ekzekutiv të Jack Dorsey ndjekur nga konferenca e zhvilluesve dhe largimet nga puna, rrjeti social po tregon vetëm majen e asjbergut të asaj që po vjen.

Ditën e sotme në seksionin e statistikave(Analytics) të rrjetit social u shfaq një panel i ri, Brand Hub. Në fokus ka diskutimet dhe bisedat që zhvillohen në rrjetin social rreth një produkti të caktuar. Edhe pse esencialisht është një mjet i ri nga i cili mund të përfitojnë reklamuesit, mund të përfundojë si një nga shtyllat bazë të reklamimit për binzeset në Twitter.

Blog_Post_Screen_A_-_1

Një shembull sesi Brand Hub ndihmon bizneset të promovojnë produktet në momentin e duhur dhe vendin e duhur është matësi “True Voice”. Ky matës analizon bisedat në rrjetin social për një markë të caktuar dhe të rivalëve të saj për të përcaktuar përqindjen e përshtypjeve nga ana e përdoruesve.

Si rezultat Brand Hub përmban të dhëna demografike si mosha, gjinia, vendodhja, profesioni dhe të ardhurat e individëve që po diskutojnë për brendin e një biznesi. Kjo do ti ndihmojë bizneset të ndjekin në kohë reale performancën e brendin dhe produktit të tyre.

Blog_Post_Screen_A_-_3

Një shembull mund të përmendim një reklamë nga Microsoft. Komentuesit padyshim do të flasin edhe rreth konkurrentëve të kompanisë. Analizat realizohen në bazë të një alegoritmi që mat cicërimat në kohë reale. Çdo gjë që cicërohet lidhur me atë reklamë ndiqet nga Brand Hub me informacion të hollësishme.

Muajt e fundit kemi vënë re një mori inciativash nga Twitter dhe Facebook të cilat shënjestronin kryesisht reklamuesit. Brand Hub ka diçka të veçantë sepse nuk paraqet informacion vetëm rreth angazhimeve dhe cicërimave por edhe përshtypjeve të përdoruesve. Aktualisht Brand Hub është e disponueshme vetëm në vendet anglisht folëse.

Nje lajm tjeter gjindet ketu Iphone dhe Samsung testojn

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article

1 comment

  1. Facebook prezantoi panelin e ri të njoftimeve i cili mund të shërbejë edhe si aplikacion kalendarik

    […] Nje lajm tjeter gjindet ketu Twitter zbulon… […]

Comments are closed.