Brazili ka fituar me rezultat 4-0 në një ndeshje miqësore kundër Turqisë që u zhvillua në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll.
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ishte ndër yjet e sfidës, në të cilën shënoi dy gola (20’ dhe 60’).
Semih Kaya (24’) shënoi autogol, kurse golin tjetër e realizoi Willian (44’).
Shijoni golat e Selecaos në videon e mëposhtme.