Chelsea nuk e ka ndëmrmend të lëshoi pe në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos e ka mposhtur lehtë West Hamen me rezultat 2-0. Chelsea dominoi totalisht në pjesën e parë, ndërsa Terry i dha epërsinë e merituar në minutën e 30 të ndeshjes pas një goditje të Costas.
Edhe në pjesën e dytë Chelsea ishte dominuese në fushë duke mos e lënë në dyshim fituesin në këtë takim. Diego Costa shënoi gol të bukur në minutën e 62 të ndeshjes duke i gjendur shumë mirë në mesin e tre mbrojtësve mysafir.
Chelsea me këtë fitore mbetet lider në tabelë tani me 6 pikë më shumë se City dhe është në rrugë të mirë që vitin 2014 ta përfundoi si lider në tabelë.