Categories: Teknologji

Telefoni më i hollë në botë

Beteja e prodhuesve të telefonave të mençur mobil është duke u zhvilluar në disa fronte. Së fundmi, prodhuesit e telefonave janë duke u shtyrë se cili po e krijon telefonin më të hollë në botë.

Së fundmi, janë prodhuesit kinez ata që po i shtyejnë limitet edhe më tej. Pas telefonave të hollë që tashmë janë prezantuar në publik, përkatësisht modeleve si Gionee Elife S5.1 me 5.1mm dhe Oppo R5 me 4.85mm, është Vivo që e ka thyer rekordin e pajisjes më të hollë mobile.

Në fakt, prodhuesi kinez tashmë e ka prezantuar telefonin më të ri në Android, modelin  me 4.75mm, i cili përkundër këtyre përmasave të hollësisë, përsëri arrin që të përfshijë disa karakteristika të pëlqyeshme harduerike.

Telefoni i hollë me trupin prej alumini sjell ekranin me 5.5 inç në 1080p Super AMOLED dhe kamerën e përparme me 5MP f/2.4, ndërsa në anën e pasme e ofron kamerën me 13MP.

Në tërësi, telefoni më i hollë në botë për momentin duket tepër i lehtë, por në të njëjtën kohë edhe shumë solid, dhe i mirë-ndërtuar. (Telegrafi)

add

Share
Published by
add

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago