Categories: Ballina

Shala “njihet” edhe me futbollin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, priti sot në një takim njohës kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, me të cilin biseduan për të arriturat e deritashme si dhe sfidat në të ardhmen të futbollit të Kosovës.

Ministri Shala e informoi kryetarin Vokrri për ndryshimet ligjore që priten të bëhen në çerekun e parë të vitit, dhe në koordinim edhe me Ministrinë e Financave do të shihet mundësia që federatat të kenë linjat e veçanta buxhetore të financimit dhe kësisoj të pavarësohej edhe më shumë puna e tyre dhe kësisoj nga to të merren përgjegjësitë dhe të ngritët cilësia.

Ministri ka thënë se do të investohet në infrastrukturën sportive dhe në bashkëpunim me partnerët donatorë ky investim do të rritet edhe më shumë vitet në vijim. Ministri po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar FFK-në në çdo rrafsh dhe e inkurajoi kryetarin Vokrri që të punohet me gjeneratat e reja dhe t’i kushtohet vëmendje cilësisë në mënyrë që jo vetëm të garojmë por edhe të jemi konkurrues.

Kurse, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, e uroi ministrin për marrjen e detyrës së udhëheqjes me MKRS-në. Ai e njoftoi ministrin Shala për aktivitetet dhe garat që realizon dhe organizon federata. Kryetari Vokrri e informoi ministrin Shala edhe për çështjen e ndërkombëtarizimit, e cila është një sfidë e cila pritet të tejkalohet shpejtë. Vokrri theksoi se për FFK-në është prioritet përmirësimi i infrastrukturës dhe ngritja e cilësisë.

admin

View Comments

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago