Serie A: 54.8% e lojtarëve, të huaj

Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve në Serie A vijnë shtetet tjera. Seria A është gjithmonë e më shumë kozmopolitane. Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve vijnë nga jashtë Italisë dhe...

1771 0

Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve në Serie A vijnë shtetet tjera.

Seria A është gjithmonë e më shumë kozmopolitane. Sipas një studimi të kryer nga “Cies Football Observatory”, 54.8 % e futbollistëve vijnë nga jashtë Italisë dhe kjo është mesatarja e dytë më e madhe në Evropë pas Premier League që kryeson me 59.3 %. Të dhënat për Serie A bëhen më shqetësuese krahasuar me ato të vitit 2009 ku shifra e lojtarëve të huaj ishte vetëm 42.4 %, raporton Supersport.

Aktualisht, trajneri i kombëtares, Antonio Conte dhe presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio kërkojnë që klubet të angazhojnë sa më shumë lojtarë italianë, por nga ana tjetër skuadrat nuk janë përgjigjur.

Një rritje shqetësuese për Kombëtaren Italiane pasi tekniku i të kaltërve nuk e ka aspak të thjeshtë për të gjetur lojtarët e duhur dhe për këtë arsye, disa prej lojtarëve të Italisë nuk luajnë titullarë në skuadrat e tyre. Rezultatet u panë qartë në Kupën e Botës 2014 dhe sipas parashikimeve mediatike, gjithçka do të bëhet më e vështirë në të ardhmen.

Ndërkohë situata në kampionatet e tjera është më pak alarmante sepse në Gjermani luajnë 43 % të huaj, në Spanjë 40 %, ndërsa në Francë 31.6 %. Në total, në 5 ligat kryesore të Evropës, 45.9 % e lojtarëve nuk janë me origjinë nga shtetet ku luajnë, një rekord absolut.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article