Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka thënë se Robin van Persie ishte me fat që nuk u la jashtë nga ekipi i parë pas fillimit të dobët të sezonit.
31-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Unitedit (gjashtë gola) këtë sezon, mirëpo trajneri thotë se vetëm mungesa e opsioneve e detyroi atë që ta mbante në ekipin bazë.
“Ishte një periudhë kur Robin nuk luante mirë, por gjithmonë duhet bërë krahasimi me lojtarët tjerë që mund të zënë vendin e tij”.
“Ai ishte një djalë me fat, sepse asokohe Radamel Falcao ishte i lënduar dhe më duhej ta krahasoja me Wayne Rooneyn dhe James Wilsonin”.
“Rooneyn mund ta angazhoj në shumë pozita tjera, ndërsa Wilson është akoma një talent i ri që po e dëshmon veten”, u ka thënë Van Gaal gazetarëve.