Panos Panay i Microsoft konfirmoi ekzistencën e tabletit Surface Mini

Tableti Surface Mini ka ekzistuar dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ky detaj vjen nga vetë krijuesi i këtyre tabletëve Panos Panay i Microsoft i cili në lidhje me tabletin u shpreh me këto fjalë: “Ishte i mrekullueshëm”. Gjatë një interviste për Wired lidhur...

1494 0

Tableti Surface Mini ka ekzistuar dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ky detaj vjen nga vetë krijuesi i këtyre tabletëve Panos Panay i Microsoft i cili në lidhje me tabletin u shpreh me këto fjalë: “Ishte i mrekullueshëm”.

Gjatë një interviste për Wired lidhur me laptopin e parë të Microsoft, Panos Panay hodhi dritë mbi atë produkt i cili do të kishte qenë konkurrent i drejtëpërdrejt i Apple iPad Mini i cili me shumë gjasa ska për ta parë kurrë dritën e diellit.

Në Prill të 2014-tës u shfaqën në një uebfaqe kineze disa aksesorë të Surface Mini dhe ky ishte e vetmja provë e ekzistencës së tabletit.

Por në Maj të 2014 kur kompania prezantoi Surface Pro 3 gjatë konferencës së zhvilluesve nuk u tha qoftë edhe një fjalë për Surface Mini, sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Në korrik të 2014-tës, Evan Blass (@evleaks) shkroi në Twitter: Surface Mini në prodhim dhe zyrtarizimi brenda kësaj vere.” Të gjitha këto rezultuan të rreme po të paktën sot e dimë se Surface Mini ka ekzistuar.

Nje lajm tjeter gjindet ketu Si gjeneron Apple Iphone…

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article