Categories: Lajme

Policia gjermane arreston edhe 30 shtetas të Kosovës

Numri i shtetasve të Kosovës që përmes Austrisë po hyjnë ilegalisht në Gjermani , gjatë këtij muaji ka shënuar rritje të madhe. Siç bën të ditur Policia Federale e Gjermanisë në Rosenheim, vetëm të hënën janë kapur sërish 30 shtetas të Kosovës të ardhur në Gjermani pa dokumente të vlefshme.

Policët e angazhuar për ndjekjen e kontrabandës me qenie njerëzore, në trenin që udhëton nga Salzburgu në Munih kanë hasur në 21 shtetas të Kosovës, dy prej të cilëve fëmijë. Asnjëri prej tre nuk posedonte dokumente të vlefshme qëndrimi në Gjermani.

Vetëm pak orë më parë policët kishin kontrolluar në një tren nga Austria me ç`rast kishin gjetur një grup prej shtatë personash po ashtu nga Kosova, të cilët nuk kishin viza qëndrimi në Gjermani, transmeton albinfo.

Një pjesë e personave të kapur nga policia do të detyrohen ta lëshojnë Gjermaninë pasi që, sipas policisë, ata tashmë kanë bërë një kërkesë azili në Hungari, thuhet në një komunikatë të Policisë Federale të Gjermanisë. Ata që kërkesën për azil e kanë bërë tash, pe¨r herë të parë në Gjermani, janë dërguar në qendrën e pranimit të azilkërkuesve.

Para këtyre rasteve, vetëm gjatë fundjavës që shkoi, në trena nga Austria në Gjermani janë kapur rreth 40 shtetas të Kosovës pa dokumentet e nevojshme për qëndrim në Gjermani.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago