Opsionet më të kërkuara në Apple

Kompania Apple ka listuar aplikacionet më popullore të vitit për iPhone dhe iPad. Ndër aplikacionet falas të shkarkuar në iPhone ishte Facebook sidomos aplikacioni për mesazhe, Messenger, ndërsa Instagram ishte aplikacioni i pestë më i shkarkuar. NW vend të dytë qënron Snapchat i pasuar nga...

1520 1

Kompania Apple ka listuar aplikacionet më popullore të vitit për iPhone dhe iPad. Ndër aplikacionet falas të shkarkuar në iPhone ishte Facebook sidomos aplikacioni për mesazhe, Messenger, ndërsa Instagram ishte aplikacioni i pestë më i shkarkuar. NW vend të dytë qënron Snapchat i pasuar nga YouTube në vend të tretë.

Ndërsa ndër aplikacionet me pagesë, më të shkarkuara rezultojnë lojërat për pajisjet mobile, duke filluar nga loja Heads Up në vend të parë dhe Minecraft: Pocket Edition në të dytën.

Aplikacioni për modifikimin e fotove, Afterlight, qëndron në vend të tretë, pasuar nga loja Plague Inc. dhe aplikacioni për sistem alarmi, Sleep Cycle, në vend të pestë.

Ndërkohë që tek iPad-i vendin kryesor duket se e zënë aplikacionet për video, ku YouTube dhe Netflix kryesojnë listën e kategorisë së aplikacioneve falas. Calculator për iPad qëndron në vend të tretë, pasuar nga Skype dhe Microsoft Word në vend të katërt dhe të pestë.

Gjithashtu Apple listoi Clash of Clans, Candy Crush Saga, Game of War: Fire Age, Pandora dhe Big Fish Casino, si aplikacionet më fitimprurëse për vitin 2014

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article