Prodhuesi kinez i telefonave “Oppo” që sivjet shiti mbi 25 milionë pajisje, pret që vitin e ardhshëm ta dyfishojë numrin e shitjeve.
“Oppo” ka njoftuar se tashmë ka gati 50 milionë telefona për shitje. Këto pajisje pritet të shiten në Kinë ndërsa pjesa e mbetur do të destinohet për tregjet botërore.
Në raportin e kësaj kompanie thuhet se drejtuesit e saj janë duke punuar në përmirësimin e dërgesave të telefonave që posedojnë procesorët Qualcomm, transmeton Koha.net.
Gjithashtu raportohet se “Oppo” është duke planifikuar ndërtimin e një fabrike të telefonave në Indonezi nga e cila përfiton 6.5 për qind.