Nëse akoma jo Torresi, fanellat e këtij të fundit, tanimë kanë mbërritur në Madrid. Sipas fotografive që po qarkullojnë në media, dyqanet sportive në Madrid, kanë filluar të shesin fanellat e Atletico Madridit me emrin e Fernando Torresit, të cilat mbajnë numrin 19.
Milani dhe Atletico, sipas njoftimeve të fundit, janë duke përmbyllur marrëveshjen për shkëmbimin e lojtarëve të tyre, Cerci dhe Torres.
Në orët në vazhdim, pritet të vijnë edhe zyrtarizimet.