Nora Istrefi ka publikuar videokëngë e re të titulluar “Sje my lifestyle”.
Këngëtarja në video shfaqet si zakonisht shumë joshëse, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se video është realizuar nga “Entermedia”, ndërkaq muzikën e këngës e ka bërë Marsel Gunga, kurse tekstin e kanë shkruar 2 Step, Era Istrefi dhe Ronela Hajati.
Kujtojmë se kohë më parë Nora kishte lansuar edhe videokëngën “Baby Jem”.