Ky lajm i mirë e ka gëzuar posaçërisht Azgan Qenajn, pronarin 48 vjeçar të furrës “Romaja” në Treshnjevkë të Zagrebit, për të cilin pak kush në Kroaci nuk ka dëgjuar, shkruan “Novilist” i Zagrebit.
Ai është njeriu i mirë i lagjes së tij, qytetit, por edhe krenari e Kroacisë, fitues i kësaj mirënjohjeje për vitin 2009, kur Inspeksioni e kishte dënuar disa herë për shkak se u kishte dhuruar bukë të varfërve me nga 30.000 kuna (1 kunë baras me 0.13 centë euro, ose 1 euro baras me 7.63 kuna). Ai, për shkak se Inspeksioni nuk kishte dashur ta falë për donacionin e bukës së pashitur, i kishte paguar dënim shtetit në shumën 300 mijë kuna.
Për shkak të këtij shpenzimi ky baba i katër fëmijëve ishte i detyruar ta jepte me qira furrën derisa të mos këndellej në pikëpamje financiare, të punësohej në një punë tjetër, të paguaj tagër të madhe për këtë bamirësi. Tash punon sërish në furrën e tij, na flet Azgani 48 vjeç vazhdimish buzagaz, i cili ua dhuron bukën të varfërve tash 18 vjet dhe që nuk u ndal përkundër dënimeve që kishte paguar.
Rregullorja e re lehtëson dhurimin e ushqimit
Rregullorja e re që do liron nga pagesa e TVSH-së dhurimin e ushqimit, është përshëndetur nga tregtarët.
Konzumi, si një kompani e përgjegjshme shoqërore tash disa vite, merr pjesë në dhurime dhe aksione humanitare tash e shumë vite, kurse miratimi i Rregullores këtë veprim të tij këtë veprimtari do ta lehtësojë kur është fjala për dhurime të drejtpërdrejta ose të tërthorta përmes Caritasit, kuzhinave popullore e të ngjashme.
“Nuk mundem, pash Zotin, që bukën e pashitur në mbrëmje ta fus në thasë dhe ta hedh në bërllok, kjo do të më mundonte më shumë se gjithçka!. Çdo ditë më vijnë 12 deri 17 familjarë, të varfër, që përditë llogarisin në bukën time.
Ato kryesisht janë të njëjtat familje, por ka edhe të reja, dhe le të vijnë – thotë Qena, i lumtur që më në fund hiqet pagesa e TVSH-së për ushqimin e dhuruar. Siç thotë, ai vazhdimisht i ka paguar shtetit tatimin për çdo prodhim të tij, sikundër edhe për bukën që i mbetet e pashitur dhe që ua fal të varfërve në mbrëmje.
Ai thotë se prindërit që herët e kishin mësuar se është mëkat të hedhësh ushqimin dhe kësaj ai i përmbahet verbërisht.
Filozofia e tij është skajshmërisht e thjeshtë, por e mrekullueshme: “Kur pash se disa njerëz rreth meje vuajnë nga uria, nuk e kam vrarë mendjen, kam ndarë me ta atë që në qytetin e tyre dhe timin prodhoja – bukën!”
U ndihmon njerëzve, e pranon një i përvuajtur, edhe në mënyra të tjera, por nuk dëshiron ta zbulojë kë dhe si. Buka e tij e ngrohtë edhe sonte në ‘Romajë” i pret ata që vetë nuk mund ta blejnë. Ai me siguri nuk do ta hedh.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…