Ylli i Sportingut, Nani, ka hedhur poshtë një mundësi që ai të kthehet te United në janar.
Anësori i cili ka ringjallur karrierën në Portugali dëshiron të qëndrojë te Sportingu deri në fund të sezonit.
Van Gaal e ka kërkuar lojtarin patjetër në Old Trafford, pas kthimit të tij në formë dhe ai shihet nga holandezi si njeriu që mund të ringjallë ekipin.

Sidoqoftë, Nani ka hedhur poshtë një mundësi që të kthehet pasi ndihet shumë mirë në kampionatin portugez.