Categories: BallinaLajme

Mustafa-qytetarëve: Kosova më e sigurt se kampet në vend të huaj

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa i është drejtuar qytetarëve përmes rrjetit social Facebook, duke u thënë se Kosova është më e sigurt sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani e gjetiu, ndërsa tha se do të punojë me përkushtim që Qeveria të hap perspektivë për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryeministrit, Mustafa:

“Kosova është më e sigurt sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani e gjetiu. Shtëpitë tona, këtu janë më të mira e më të dinjitetshme sesa tendat dhe dyshekët në halla sportive e në fusha. Ju i keni fituar me mund e djersë paratë dhe pasurinë, për t’ua dhënë matrapazëve dhe ndërmjetësuesve shqiptar e serb, të cilët me dëshirë do ta boshatisnin Kosovën për interesa të tyre, ashtu siç serbet i bënë bosh shumë pjesë shqiptare gjatë historisë sonë.

Ju siguroj se do të punoj me përkushtim që Qeveria të hap perspektivë për zhvillim ekonomik dhe punësim në vendin tonë, në qytetet e në fshatrat tona. Ardhmërinë tonë duhet të ndërtojmë këtu.

Kemi mjaftë probleme, por ato nuk do ti zgjidhim duke ikur nga to dhe duke e marrë botën në sy, por duke u ballafaquar me to. Programi ynë qeverisës dhe përkrahja që e kemi nga komuniteti ndërkombëtar krijon mundësi për hapje të vendeve të punës për të rinj, për shkollim më të mirë e perspektivë të gjeneratave të reja.

Jam i bindur se së shpejti mund të kemi liberalizimin e vizave dhe njerëzit tanë do të dalin e do të shohin botën, të lirë si të tjerët, pa shitë shtëpi, tokë e bagëti dhe do të kthehen të punojnë në vendin e tyre dhe në pronat e tyre.

Këtë gjendje të rëndë nuk e kalojmë duke bërë me gisht e duke prodhuar fajtorë, por do ta kalojmë nëse jemi bashkë, të gjithë, institucionet shtetërore, mediat, shoqëria civile, sepse demi nga ky proces është larg më i madh sesa pasha e akuzave dhe kritikave”.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago