Fundi i luftës ndërmjet Samsung e Apple. Samsung ka raportuar një rënie tronditëse 20% në shitje dhe 49% rënie në fitime, pasi telefoni i saj Galaxy S5 dështoi të shitet në çerekun e fundit fiskal.
Por, cila është arsyeja?
Sipas Financial Times, konsumatorët kanë pritur daljen në treg të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus Saj në shtator, të cilët konkurruan direkt me Galaxy S5 si dhe Galaxy Note 3 e 4.
Kujtojmë se ditë më parë kompania Samsung ka nxjerrë në shitje dy telefona, A3 dhe A5 Galaxy, që rrethet i kanë metalike.
Megjithëse duken pak si iPhone, por ato me siguri do të jenë me çmim më të lirë. Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë Samsung, i cili në thelb ka thënë se do të konkurrojë me çmime modelet e reja të iPhone 6.