LG ka prezantuar një model të ri të telefonit të mençur në Android, të quajtur LG AKA, që është i dizajnuar për njerëzit në vendin e saj të origjinës, përkatësisht në Korenë e Jugut, të cilët duan pak më shumë personalitet në pajisjen e tyre mobile. AKA do të vijë në katër “karaktere” të ndryshme virtuale nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin.
Telefoni i ri i LG vjen me ekranin prej 5 inç dhe mbështjellësin që mbulon tre të katërtat e anës së përparme të pajisjes. Pjesa tjetër e mbetur e telefonit është e rezervuar për të treguar sytë virtual të telefonit që përfaqësojnë katër karaktere.
Të gjitha këto karaktere kanë personalitetin e tyre dhe tregimet prapa tyre, dhe me këtë LG shpreson se AKA do tu ndihmojë përdoruesve të telefonit të lidhen më shumë me pronarët e tyre.
Karakteristikat harduerike të LG AKA janë të një telefoni mesatar, megjithatë i njëjti ofron Android Kitkat me një procesor prej 1.2 GHz, 1.5GB RAM, 16GB hapësirë të magazinimit të brendshëm, dhe kamerën e pasme me 8MP, si dhe atë të përparmen me 21.MP. LG AKA është planifikuar të dalë në Korenë e Jugut me një çmim prej 460 dollarëve.