Categories: BallinaLajme

Kërkohet kryeministër konsensual

Lutfi Haziri i LDK-së, Enver Hoxhaj i PDK-së apo Blerim Shala i AAK-së mund ta përjetojnë të qenit kryeministër i Kosovës. Këtë mundësi e kanë edhe disa nënkryetarë të tjerë të këtyre subjekteve.

Këta dhe disa emra të tjerë janë të përfolur si emra për kryeministër konsensual në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe transitore që do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të mundësonte që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen në dimër por në një stinë më të ngrohtë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka mbështetjen e një pjese të partisë së tij LDK dhe pranueshmërinë nga PDK-ja e Hashim Thaçit, por ka mungesë të mbështetjes ndërkombëtare.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar por i mungon ajo nga partitë politike.

Një personalitet tjetër që ka mbështetje ndërkombëtare dhe pranueshmëri nga PDK-ja është nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, por ai nuk e ka mbështetjen e partisë së tij, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk pritet që t`i rezistojë planit për një qeveri transitore, por të njëjtën nuk do ta bëjnë as liderët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të limiteve të afërta kohore.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se qeveria transitore do ta miratonte buxhetin, do të kujdesej për kalimin e reformës kushtetuese që do të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale si dhe do të angazhohet në dialog me Serbinë për të arritur edhe tri marrëveshje jetike për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago