Juventus, Allegri do Shaqirin

Massimiliano Allegri po i jep dorën e fundit listës së merkatos së dimrit për të ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Europë. Tekniku i Juventusit planifikon të rifreskojë organikën me elementë të spikatur në kontinent mes të cilëve edhe sulmuesi i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri....

1302 0

Massimiliano Allegri po i jep dorën e fundit listës së merkatos së dimrit për të ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Europë.

Tekniku i Juventusit planifikon të rifreskojë organikën me elementë të spikatur në kontinent mes të cilëve edhe sulmuesi i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri.

Ish lojtari i Baselit nuk po gjen hapësira në ekipin e Pep Guardiolës dhe në këtë mënyrë, bardhezinjtë hedhin grepin për ta afruar në Torino brenda merkatos së dimrit.

Allegri është shprehur se një fantazist është në krye të listës së dëshirave dhe në këtë mënyrë, sulmuesi me origjinë kosovare mbetet më i favorizuari. Shaqiri nuk është kundër idesë së largimit për të gjetur më shumë hapësira por pengesë kryesore mbetet Bayerni që kërkon të arkëtojë sa më shumë.

Në këtë mënyrë, gjermanët do të shfrytëzojnë faktin se në drejtim të Shaqirit ka oferta edhe nga Premier League me Liverpoolin në pole position, për të rritur sa më shumë çmimin e kartonit të tij. 23-vjeçari u ndoq me interes nga “The Reds” edhe gjatë muajve të verës, por ai preferoi të tentonte deri në fund për t’i mbushur mendjen teknikut katalanas.

Interesi i Juventusit për Shaqirin ka nisur që prej disa muajsh por nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë edhe në Gjermani pasi Borussia Dortmund dhe Schalke 04 kanë dhënë sinjale për ta afruar në grupet respektive.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article