Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, planifikon ta huazojë Adnan Januzajn gjatë afatit të janarit.
Mesfushori shqiptar nuk po gjen hapësira në skuadër që nga ardhja e strategut holandez, prandaj nuk është i kënaqur me minutazhin që i jepet.
Sipas Daily Express, Van Gaal dëshiron që reprezentuesi i Belgjikës të shkojë në një skuadër ku do të mund të luajë për t’u zhvilluar si lojtar.
Interi, Napoli e sidomos Real Sociedadi janë në kërkim të shërbimeve të Januzajt.