iPhone 6 Plus shitet më shumë sesa pritej

Javën e kaluar është thënë se Apple i ka rritur porositë e saj nga furnizuesit për telefonat e saj të mençur, iPhone 6 dhe fabletit të saj të parë iPhone 6 Plus, për shkak të kërkesave të mëdha që i ka dhe që pritet ti...

1631 0

Javën e kaluar është thënë se Apple i ka rritur porositë e saj nga furnizuesit për telefonat e saj të mençur, iPhone 6 dhe fabletit të saj të parë iPhone 6 Plus, për shkak të kërkesave të mëdha që i ka dhe që pritet ti ketë për pajisjet e saj mobile.

Tani, drejtori i T-Mobile në SHBA, John Legere ka zbuluar disa informacione të reja në lidhje me kërkesën për fabletin iPhone 6 Plus, dhe sipas tij kërkesa për pajisjen është shumë më e lartë se sa pritej.

Legere nuk dha asnjë detaj mbi kërkesën aktuale për fabletin e parë të Apple, edhe pse ai ka thënë se kompania ka pritur që kërkesat për iPhone 6 të përbëjnë rreth 75 deri në 80 përqind, dhe kërkesat për iPhone 6 Plus të jenë në mes 20 deri 25 për qind, nga totali i njësive të shitura të modeleve të reja të iPhone.

Kërkesa aktuale për iPhone 6 Plus, pas lansimit në T-Mobile ka qenë shumë më e lartë, ose rreth 45 për qind e totalit, ndërsa kërkesa për modelin e pajisjes së mençur me ekranin më të vogël, iPhone 6, në rreth 55 për qind.

Apple ende nuk ka zbuluar ndonjë shifër specifike të shitjes për iPhone 6 Plus, edhe pse deri më tani, nga burime dhe raporte të ndryshme anembanë botës, dihet se iPhone 6 është model më i kërkuar i telefonit.

Ketu mund te Komentoni!

komente

In this article