Categories: BallinaTeknologji

Google sjell komandat zanore dhe në Chromebook

Deri më sot përdoruesit kanë qenë në gjendje ti japin komanda zanore pajisjeve Android dhe Android Wear, por Google së fundmi ka shtuar këtë opsion edhe për përdoruesit e një Chromebook. Për ta përdorur këtë opsion duhet thjesht ti…
Deri më sot përdoruesit kanë qenë në gjendje ti japin komanda zanore pajisjeve Android dhe Android Wear, por Google së fundmi ka shtuar këtë opsion edhe për përdoruesit e një Chromebook. Për ta përdorur këtë opsion duhet thjesht ti thoni kompjuterik tuaj ‘Ok Google’ dhe komandat zanore aktivizohen automatikisht.

Komandat zanore mund të përdoren për të kërkuar informacion, për të gjetur itinerare, kontrolluar motin etj. Normalisht që Chromebook duhet të jetë aktiv për të dëgjuar komandat tuaja. Ky opsion u përshkrua për herë të parë nga punonjësi i Google, Francois Beaufort në Google+.

Voice Command është për momentin e disponueshme vetëm në kanalin Chrome Dev dhe përdoruesit duhet të aktivizojnë një flag në menunë e Chrome për ta aksesuar atë. Beaufort nuk zbuloi se kur do të ishte kjo gjë e disponueshme pasivisht, por mendohet se nuk do kalojë kohë e gjatë para se të gjithë ata që kanë një Chromebook ta përdorin këtë opsion.

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago