Google ka treguar se nuk është e interesuar që t’i futet tregut të automobilizmit pa ndihmën e ndonjë kompanie tjetër.
Gjiganti i internetit ka konstruktuar disa prototipa të veturave vetvozitëse gjatë viteve të fundit, por tani është në kërkim të një partneri nga industria e automobilizmit për të sjellë këto makina në treg.
“Ne nuk duam të bëhemi prodhues makinash”, ka thënë drejtori i Google-it për veturat vetvozitëse, Crhis Urmson. “Jemi duke biseduar dhe duke kërkuar partnerë”.
Google ka treguar se është duke punuar në disa prototipa të rinj veturash vetvozitëse, për të cilat Urmson thotë se do të jenë më të avancuara sesa modelet e kaluara.
Më herët gjatë dhjetorit u konfirmua se veturat vetvozitëse do të shpalosen në Britani vitin e ardhshëm.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…