Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) i ka kërkuar disa herë Shtëpisë Evropiane (UEFA) të harmonizojë statutin e saj. Por, UEFA kategorikisht është kundër ndryshimit të statutit të saj, sidomos nenit që po pengon anëtarësimin e Kosovës, tregon sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu.
Me këtë statut të UEFA-s, FFK-ja nuk mund të pranohet, meqë Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Një nen në statutin e UEFA-s, pak a shumë, thotë kështu: “Anëtarësimi në UEFA është i hapur për të gjitha federatat kombëtare të futbollit, të cilat ndodhen në kontinentin e Evropës dhe vijnë nga një shtet i njohur nga Kombet e Bashkuara”.
Sipas Salihut, UEFA ka frikë të ndryshojë këtë nen, meqë pas pranimit të Kosovës do të mund të shfrytëzohej si precedent nga vendet tjera ta panjohura nga OKB-ja.
Ditë më parë, kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, u tregoi qartë zyrtarëve kosovarë se fillimisht duhet të kërkojnë pranimin në UEFA, më pas në FIFA.
Në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se kërkesa e FIFA-s drejtuar UEFA-s, lidhet drejtpërdrejt me rastin e Kosovës. Zyrtarë të FFK-së nuk shohin arsye për frikë nga UEFA, meqë si rasti i Kosovës nuk ka në botë.
“FIFA disa herë i ka bërë thirrje UEFA-s që neni 10 i statutit të harmonizohet, pasi ai nen ligjërisht nuk është i interpretuar mirë. UEFA ka frikë se mund të përdoret si precedent, sepse shtetet e ndryshme mund të synojnë anëtarësimin. Rasti ynë lidhet me këtë nen.
FIFA është në dijeni të këtij defekti, por kërkesa nuk ka pasur sukses. Sigurisht se ka pasur ndikim rasti ynë, që FIFA i ka kërkuar UEFA-s të harmonizojë statutin. Në rast se UEFA do të ndryshonte statutin, vetëm Kosova do të përfitonte, pasi të tjerat janë larg këtij procesi në të cilin jemi ne, kur dihet se ne jemi shtet i pavarur dhe jemi të njohur nga 108 shtete”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Salihu.
Sido që të jetë, FFK-ja po përgatit gjithë dokumentacionin për aplikim paralel në UEFA dhe FIFA. Kjo do të bëhet për pak ditë.
Për këtë veprim, zyrtarët kosovarë njoftuan edhe Blatterin në takimin që patën me të ditë më parë në Zuerich.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…