Categories: Teknologji

Facebook me projekt të ri

Projekti i ri për video i Facebook, i quajtur “Say Thanks” (Thuaj Faleminderit) lejon përdoruesit të krijojnë video për miqtë e tyre dhe familjarët duke treguar momentet e bukura që ata kanë ndarë së bashku.

Kjo veçori e re do të vijë para sezonit të festave. Kështu furnizuesi i lajmeve do të mbushet plot me videonostalgjike, ku miqtë do të kenë mundësi të shfaqin dashurinë e tyre.

Për 10-vjetorin e krijimit,Facebook përgatiti videon “Kthim Mbrapa” për të gjithë përdoruesit e saj. Kompania ka njoftuar se do të sjellë një opsion të ri për video, ku shpreson të ketë po aq sukses sa i pari.

Përdoruesit e rrjetit social më popullor në botë mund të zgjedhin një mik dhe një temë për videon, si për shembull, “miq të vjetër”, “miqtë”, “e komplikuar” ose “familja” dhe secila temë do të ketë muzikën e vetë.

Ashtu si përdoruesit kishin mundësi të përzgjidhnin fotot dhe t’i editonin ato për videot tek “Kthim Mbrapa”, edhe tek kjo veçori e re ata do të ketë mundësi të zgjedhin fotot që përfaqësojnë më së miri miqësinë me një person dhe postimet që ata kanë bërë tek muri, si mesazhet e “Ditëlindjes”.

Sapo të krijoni videon, etiketoni mikun tuaj dhe shpërndajeni atë në Facebook. Ju mund të zgjidhni gjithashtu se kush mund ta shoh këtë video, domethënë vetëm miku juaj, të gjithë miqtë apo postimi të jetë publik.

Këto video mund të krijohen si në desktop ashtu edhe në celularë

add

Share
Published by
add

Recent Posts

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 – Parandalimi i fejesave te hershme

Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…

6 years ago

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit

Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…

6 years ago

Tradita e hasjanëve për bukë – Video

Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…

6 years ago

Shiko Tv Shqip Online – Radio Hasi Thate

Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…

7 years ago

Për televizionin francez, vetëm dervishët përbëjnë islamin në Kosovë (Foto)

Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…

10 years ago

Fshati i bukëpjekësve

Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…

10 years ago