Festat e fundvitit kanë rikthyer fluksin e emigrantëve në pikat kufitare. Porti i Durrësit ka regjistruar një nga fundjavat më të ngarkuara për shkak të fluksit të madh në sheshin e trageteve.
Plot pesë tragete janë përpunuar në harkun kohor të 3 orëve në këtë port, duke sjellë nga brigjet italiane emigrantët shqiptarë të cilët rikthehen për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre.
Gazetarja e “News24”, Klodjana Haxhiaj bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijnë nga Brindisi dhe Bari 7 tragete me rreth 5000 pasagjerë.
Autoritet e Kapitanerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të Portit kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur ndjeshëm kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve. 30 sportele janë në vënë në dispozicion të udhëtarëve, me forca shtesë nga drejtoria e policisë. Të gjitha sportelet në mjediset e jashtme të terminalit shërbejnë për automjetet dhe ato që janë brenda godinës për udhëtarë këmbësorë janë vënë në shërbim të plotë.
Tërësia e masave të marra ka bërë që terminali i trageteve të boshatiset brenda 30 minutave nga zbarkimi i pasagjerëve për çdo traget. Emigrantët shprehen të kënaqur me procedurat doganore, ndërsa pohojnë se nga viti në vit ka një përmirësim të dukshëm.
Fluksi i pasagjerëve pritet të vazhdojë deri me datën 30 dhjetor, kur përfundojnë edhe udhëtimet e prenotuara.
Zotimi i Hasit Dokumentar i vitit 1974 - Parandalimi i fejesave te hershme. Zotimi i…
Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të Hasit Fshati Planejë një prej 38 fshatrave të…
Tradita e hasjanëve për bukë – Mësoni për familjen që për katër breza, përveç profesionit,…
Per te shikuar TV Shqip fala kliko ketu Per te degjuar Radio Hasi Thate kliko…
Për televizionin publik në Francë, RFI, myslimanët në Kosovë janë dervishët, dhe goranët. Në një…
Në Lugishtën e Hasit ndër shekuj ka pasur burrëri dhe traditë të mikpritjes. Ishte në…